Kapiteni i Ferizajt: Ju zbulojë historinë Muçiqi – Idrizi

Përfundimi i ndeshjes Ferizaj – Prishtina (0:1) nuk ka qenë edhe aq i mirë.

Nënkryetari i klubit, Afrim Muçiqi, ka thënë për Gazetën ‘Olle’ se mbrojtësi i Ferizajt, Mirsad Idrizi, e ka sulmuar verbalisht pas ndeshjes dhe se është dashur ndërhyrja e shumëkujt që të qetësohet situata.

Muçiqi ndër të tjera ka thënë se Mirsadi sa ka qenë në Prishtinë, ka bërë punë të fëlliqta dhe se ai vet e ka larguar nga klubi.

Gazeta ‘Olle’ e ka kontaktuar edhe Idrizin mirëpo ai ka kërkuar që të telefonohet nesër.

Në anën tjetër, ka reaguar kapiteni i Ferizajt, Agron Istrefi. “Unë nuk e kam parë ‘incidentin’ aq nuk e di çka ka ndodh. Por, e di një gjë që sa ka qenë Mirsadi në Prishtinë, e ka njollosur shumë Muçiqi, dhe se atij i ka borgj personal. Muçiqi siç e di unë, e ka marrë përsipër një borgj të Mirsadit nga klubi, dhe ka thënë se do t’ia shlyejë personalisht Kurrë nuk ia ka dhënë paratë. Nuk ka të bëjë asgjë sa i përket lojtarëve apo kryesive të klubeve”, ka thënë Agron Istrefi për Gazetaolle.com