Kaos total te Juventusi, gati edhe tri largime të mëdha (FOTO)

E përditshmja italiane “Il Fatto Quotidiano” ka lëshuar një “bombë” në lidhje me të ardhmen e Juventusit.

Lamtumira e Leonardo Bonucci ka lënë shenjë në ambientin bardhezi, humbja në finalen e Champions League akoma më shumë, dhe pasojat mund të jenë të rënda.

Cuadrado dhe Alex Sandro janë lojtarët që mund të shiten gjithashtu.

Image result for alex sandro

Image result for cuadrado

 

Edhe Fabio Paratici, drejtori sportiv i klubit bardhezi, i kërkuar me ngulm nga Beppe Marotta në 2009-ën, po mendon të provojë një eksperiencë të re.

Një lajm i bujshëm ky, veçanërisht nëse konkretizohet, duke parë se Paratici është një nga pikat e referimit të stafit drejtues të kampionëve të Italisë dhe largimi i tij do të krijonte më shumë kaos brenda ekipit.

Image result for fabio paratici juventus

Në fakt, nuk duhet të harrohet se shtatorin e ardhshëm mund të vijë edhe skualifikimi i presidentit Andrea Agnelli.

Ai është nën hetim nga drejtësia sportive për shkak të marrëdhënieve me disa prej tifozëve ultras, të cilët kishin lidhje me “Ndrangheta”, organizatë mafioze e vendosur në qendër të Kalabrisë.

Image result for agnelli