“Kaos” total te Fushë Kosova: Ky është vendimi i fundit nga Pampurat

KF Fushë Kosova edhe pas rënies nga Liga e Parë nuk po arrin të stabilizohet.

Tashmë kjo skuadër ka disa probleme të brendshme, shkruan GazetaOlle.

Sipas vendimit të publikuar së fundi nga faqja e Pampurave, këta të fundit akuzojnë ish-kryeson e klubit.

Sipas tifozëve të cilët tashmë kanë nën-menaxhim klubin, ish-kryesia e mëparshme nuk ka dashur të bashkëpunoj me ta për të mirën e klubit.

Kjo tifozëri së fundi ka njoftuar edhe bojkotim të çdo marrëveshje me personat që më parë kanë qenë pjesë e klubit.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Pas shumë punëve që kemi bërë në hapësirën e stadionit të qytetit, zhveshtoreve dhe punëve administrative në klub dhe pas takimit që kemi pasur me OJQ – në e vjetër të këtij klubi me të cilën kemi pasur diskutime me orë të tëra, duke i shpalosur pikat dhe ofertat njëra – tjetrës NE si OJQ e re dhe si tifoz të qytetit PAMPURAT kemi marrur një vendim unanim që të mos bashkëpunojmë me grupin paraprak për disa arsye:
Nuk jemi dakorduar me kërkesat që i kemi parashtruar njëra – tjetrës
Pikat që i kemi kërkuar dhe të cilat nuk janë aprovuar:
1. Rikthimi i ekipës në Ligë të parë në sezonën e ardhshme
2. Kuvendarët e OJQ – së të jenë 40 – 60 ( me kompetenca të plota në monitorimin e të gjitha proceseve në klub)
5.Përfaqësuesi në Ligën Rajonale të Prishtinës
Pikat që OJQ – ja e vjetër i ka parashtruar për të cilat i konsiderojmë të pabaza dhe të cilat nuk i kanë plotësuar, përgjigja e tyre është:
• Kryesia e klubit, tifozëve Pampurave ju ofron mundësinë e përfaqësimit edhe me një anëtar në Kuvend, përkatësisht në Kryesinë e klubit(përpos një pozite që ka qenë e rezervuar për ta), si dhe ndonjë pozitë pune në klub sipas nevojës së paraqitur
• Kryesia e klubit shqyrtoj propozimet e ofruara nga tifozët Pampurat, shumicën prej tyre i vlerëson si të arsyeshme dhe inkorporon në Marrëveshje, ndërsa pikat e cekura në Marrëveshje në numrin rendor 1,2 dhe 5 mendon se nuk duhet të jenë pjesë e Marrëveshjes.

Pasi ne kemi qenë dhe jemi për marrëveshje por që pala tjetër nuk është për një gjë të tillë marrë parasysh dhe pikat që kanë parashtruar të cilat janë qesharake dhe të cilat tregojnë mos seriozitet dhe sinqeritet për futbollin e Fushë Kosovës, ne marrim vendim UNANIM për të BOJKOTUAR një marrëveshje të tillë e cila nuk ka të ardhme të mirë për klubin tonë!

Nga momenti që ky vendim u dorëzohet personave kompentent AFATI KOHOR DERI ME 19 GUSHT PERNDRYSHE NE NUK MARRIM PËRGJEGJËSI PËR ASGJË SI NGA ANA E PAMPURAVE DHE QYTETARËVE TË CILËT JANË TË PAKËNAQUR NGA KJO KRYESI DHE KËTA NJERËZ!

PRESIM NJEREZ KOMPENTET TE MARRIN MASA PER TE MIREN E FUTBOLLIT SEPSE NE NUK JEMI PER BLLOKIM TE SITUATES KAOTIKE QE PO MBIZOTERON MIREPO NE ATE QE PO SHOHIM KA TENDENCA QE NJE GJE E TILLE TE NDODH!