“Kane, lojtar i vitit në Premierligë”!

Harry Kane mund të bëhet lojtari më i mirë në Premierligën e Anglisë për këtë sezon.

Kështu ka deklaruar ish-legjenda e Arsenalit, Ian Wright.

“Kur e shihni atë duke luajtur, e kuptoni se ai është kandidat kryesor. Ai po tregon formë konstante. Askush nuk do të mund ta mposhtë. Zakonisht janë dy-tre lojtarë kandidat kryesor, por këtë vit jo”, ka thënë Wright për goal.com.

Sulmuesi Kane, po shfaq formë të jashtëzakonshme me Tottenhamin. (Gazeta Olle)