Kanë filluar punimet në stadiumin 18 qershori në Klinë

Skuadra e promovuar këtë edicion në Superligë, Dukagjini i Klinës ka njoftuar se në stadiumin e tyre kanë filluar punimet për rregullimin e fushës.

Skuadra e vetme nga rajoni i Dukagjinit, në rrjetet sociale shkruan se tashmë kanë filluar punimet intenzive në komplet fushën e gjelbërt të stadiumit, përcjell GazetaOlle.com.

Më posht shkrimi i plotë i KF Dukagjinit:

Pas intervenimit ne sistemin e ujit para disa mujëve tashmë ka filluar puna intenzive ne komplet fushën e gjelbert të stadiumit. E për këtë po perkujdeset një expert ne këtë profesion, bëhet fjalë për zt. Sakip Sejdiu. Shumë stadiumeve ne Kosovë i është besuar puna e zt. Sejdiut, ndërto veçohen dy fushat e stadiumeve ne Mitrovicë, ( Riza Lushta dhe Adem Jashari). Përveç këtyre është edhe fusha ne stadiumin ne Podgoric ku përfaqsusja jonë zhvilloj takimin kualifikues para disa ditëve!

Gjatë këtij mujë është duke u punuar intenzivisht ku janë bërë të gjitha nderhyrjet e nevojshmë. Është rregulluar drenazhi komplet i fushës, pastaj është bërë edhe shpurja (ajerimi) saj dhe gjithashtu farizimi.

Edhe gjatë ditëve tjera do të vazhdoj puna dhe perkujdesi maksimal i fushës, që deri ne fillimin e kampionatit tapeti gjelbertë ne Klinë të plotësoj të gjitha kushtet për ndeshjet e superligës.

Fotografia e KF Dukagjini (Klinë)