Kandemir vishet bardhekaltër: Forca Prishtinë, fito finalen!

Ish-trajneri i Sigal Prishtinës, Ahmet Kandemir, është shprehur i lumtur me kualifikimin e skuadrës bardhekaltër në finale të Ligës Ballkanike. Në fakt, ai shprehet i sinqertë duke thënë që s’e ka parë gjysmëfinalen e prishtinasve ndaj Kozhuvit, por iu uron bardhekaltërve suksese në finale.

“Sinqerisht nuk e kam parë ndeshjen e Prishtinës ndaj Kozhuvit, por jam shumë i lumtur për suksesin e tyre dhe për kualifikimin e tyre në finalen e Ligës Ballkanke. Sigal Prishtina është një klub shumë i organizuar dhe vërtetë shpresoj shumë që ata ta fitojnë këtë kompeticion”, deklaroi Kandemir për Gazetaolle.com.

Trajneri turk ka qenë trajner i Sigal Prishtinës para dy sezonesh, duke e fituar me kryeqytetasit Kupën e Kosovës. /Gazeta Olle