Kampioni vjeshtor, vetëm me tre

Kampioni vjeshtor në Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, skuadra nga Drenasi, Feronikeli, ka paraqitur vetëm tre futbollistë për t’i regjistruar në federatë.

Xhevdet Shabani (Teuta Durrës), Egzon Gashi (Besa) dhe Mendurim Hoti (Teuta Durrës) do ta bartin fanellën e këtij ekipi në pranverë.