Kampioni shqiptar Arbër Xhemali shkëlqen në Itali

Dy herë kampioni kombëtar në Bodybuilding, Arbër Xhemali, ka zënë vendin e parë në garën ndërkombëtare  “Serge Nubret” Clasik (Gara e Bodybuilding  & Fitness) organizuar nga WABBA në Peruggia më 28 tetor, që ishte e vlefshme për përzgjedhjen dhe kualifikimet në Mister & Miss Universi 2017, që do të mbahet në Budapest, si dhe vendin e tretë në “Troffeo 2 Torri” (Trofeu 2 Kullat) organizuar po nga WABBA, në datë 29 tetor ku mori medaljen e bronztë.

Në të dyja garat Xhemali konkurroi në disiplinën – 90kg duke u kualifikuar kështu në “Mister Universi”. Vlen për tu theksuar se është hera e parë që një sportist shqiptar kualifikohet në finale dhe Arbër Xhemali denjësisht ja arriti.

Xhemali, pas 8 vitesh në Itali, është rikthyer në Shqipëri dhe prej 2015-s, ka hapur palestrën e tij “GESA Fitness”, ku i është përkushtuar bodybuilding-ut. Arbri ka garuar në Itali në vitin 2013 në kampionatin “ATENAS” e prej kohësh udhëhiqet nga trajneri i tij kulturist Alberto Clementi, një bodybuilder kampion i Italisë dhe fitues i titullit botëror në garat e WABBA dhe tashmë bodybuilder profesionist i IFBB.

Fotografia e Arber Xhemali