Kampioni Olimpik nga “Baku 2019” shpërblehet me 2 mijë euro nga Komuna e Mitrovicës

Muhamet Ramadani është kampion në hedhjën e gjyles në lojërat Olimpike për të Rinj të zhvilluara në Baku gjatë këtij viti.

Ishte ky një sukses historik për Kosovën por edhe për sportistin nga Mitrovica, shkruan Gazeta Olle.

Kurse sot në një takim të bërë në Komunën e Mitrovicës, Ramadani është pritur nga Agim Bahtiri.

Ky i fundit e ka shpërblyer talentin me 2 mijë euro.

“Kryetari Bahtiri dhe trajneri Ramadani, u dakorduan që komuna e Mitrovicës të ndërtoj një minifushë sipas normave ndërkombëtare për hedhje të gjyles, pasi që stadiumi ‘Adem Jashari’ është në renovim, dhe kjo fushë të ndërtohet afër Liqenit Akumulues në fshatin Suhodoll. Kryetari Bahtiri, ofroj mbështetjen e tij, duke ndihmuar talentin mitrovicas me rreth 2 mijë euro për sukseset e treguara në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.