Kampioni i Vala Superligës po e rinovon stadiumin “Adem Jashari”

Në vitin 2014 ngriti lart trofeun e titullit kampion të Superligës, kurse tani po ngrit gjërat e nevojshme për rinovimin e stadiumit “Adem Jashari”.

Mehmet Gërxhaliu, ish-lojtari kampion i Llamkos Kosovës (tash Vushtrria), po punon bashkë me firmën kontraktuese për rinovim të stadiumit.

“Me firmën time kam marrë pjesë në rinovimin e stadiumit. Kemi punuar në disa bina për zërim, dritare të depove, reshetka për xhama etj”, thotë Gërxhaliu për Gazetën Olle.

Mehmeti ishte mbrojtës i djathtë i Vushtrrisë për duke kontribuar për disa vjet.

“Meqenëse unë nuk po luaj, ndihem mirë po kontribuoj pë rata që do të luajnë”, shtoi Gërxhaliu.

gerxhaliuuu gerxhaliu gerxha stadiumi