Kampioni i Kosovës, Luboteni u paraqit kështu në Ligën e Kampionëve

Kampioni i Kosovës, Luboteni nga Ferizaj, nuk pati forcë të paktën ta fiton një set në përballje me ekipin nga Holanda,  Abiant Groningen (meshkujt).

Në ndeshjen që u zhvillua në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, holandezët triumfuan me rezultat bindës 3:0 (25:16, 25:19, 25:13) dhe pothuajse janë të kualifikuar në rrethin tjetër të Champions League në volejboll.

Ferizajasi dhanë maksimumin dhe duhet veçuar setin e dytë ku e sfiduan rivalin, por jo edhe për të fituar setin.

Prandaj, ferizajasit tani do të luajnë takimin e kthimit dhe shpresat i kanë shumë minimale për të bërë diçka, kur kihet parasysh cilësia e rivalit.

 received_10156028511213641