Kampioni i botës rrezikon të mbetet jashtë Botërorit ‘Rusia 2018’

Kampionia e botës më 2010, Spanja, mund të mbetet jashtë Botërorit. FIFA ka paralajmëruar Përfaqësuesen e Spanjës se mund të largohet nga Kampionati Botëror, për shkak të ndërhyrjeve të mundshme politike në sport, shkruan e përditshmja spanjolle, “El Pais”.

FIFA thuhet se i ka dërguar një letër Federatës Spanjolle të Futbollit, duke shpjeguar se ‘La Roja’ mund të humbasë biletën e tyre për në Rusi gjatë verës së ardhshme, përcjell Gazeta Olle.

Image result for espana football

Megjithatë, ky sanksion do të vijeë nëse qeveria spanjolle vazhdon me planet për të emëruar një President të ri të RFEF. Futbolli spanjoll është udhëhequr nga i përkohshmi Juan Padron që nga vera, pasi shefi veteran, Angel Maria Villar u detyrua të heqë dorë nga akuzat për korrupsion.

Related image

FIFA zakonisht pezullon anëtarësimin e çdo kombi nëse presioni politik është gjetur për të ndikuar në shoqatën e saj të futbollit. Ndaj, ky paralajmërim duhet të merret me seriozitet të lartë nga krerët e shtetit spanjoll, pasi në të kundër mund të mungojnë në garën më të madhe të shteteve. /Gazeta Olle/

Related image