Kampionët i gëzojnë kështu ‘Tigrat e zi’

Kampionët do të kthehen në shtëpi pas më shumë se tri viteve dhe kryesia e klubit ka vendosur që hyrja për tifozët dhe qytetarët do të jetë falas.

“I dashur qytetari i Drenasit, simpatizues i KF Feronieklit, nesër Drenasi ka festë, skuadra jonë e qytetit pas gati tri vitesh kthehet për ti zhvilluar ndeshjet në Drenas pran jush”.

“Kryesia e Feronikelit me këtë rast njofton së hyrja në stadium për këtë ndeshje do të jetë falas. Andaj mos mungoni ejani në numër sa me të madh të përkraheni skuadrën tonë Kampione, ndeshje të tilla i kanë munguar Drenasit”, shkruhet në fund të komunikatës.

Feronikeli do të pres në ‘Rexhep Rexhepi’ skuadrën e Dritës që pësoi debakël në ndeshjen e parë kundër Gjilanit. /Olle/