Kampionët e regjionit të Prishtinës për grupmoshat e reja

Janë mbajtur edhe finalet për grupmoshat e reja në regjionin e Prishtinës, ku nuk kanë munguar ndeshjet e bukura.

Në grupmoshën e fatosëve janë përballur 2 Korriku me Ramiz Sadikun, ku skuadra verdhëekaltër shënoi fitore me rezultat 6:2.

Te pionierët Kurda është shpallur kampion pasi që ka mposhtur 2 Korrikun (2:1).

Në finalen e kadetëve KEK-u ka mposhtur Prishtinën me rezultat 2:0.

Vëzhgues ishin Ali AJeti dhe Ilir Hamiti, ndërsa përfundoi me një organizim të shkëlqyeshëm të Lidhjes Rajonale të Prishtinës. /olle/

Rezultatet

U-13: 2 Korriku – Ramiz Sadiku 6:2

U-15: Kurda – 2 Korriku 2:1

U-17: KEK-u – Prishtina A 2:0