Kampionët e Kosovës (FOTO)

Kampion të Kosovës në kategorinë e juniorëve për stinorin vjeshtor në futbollin e Kosovës janë shpallur futbollistët e KEK-ut, raporton Gazetaolle.com.

KEK-u e ka përfunduar stinorin me 37 pikë, kurse Prishtina dhe 2 Korriku që janë në pozitat dy dhe tre, kanë nga 30 pikë.

Ky ekip drejtohet nga trajneri Enis Nasufi i cili për Gazetaolle.com flet për këtë arritje. “Ka qenë një stinor i vështirë me shumë skuadra cilësore. Cilësia e ekipeve është afërsisht e njëjtë. Mirëpo, gjatë gjithë kampionatit kemi treguar një formë të mirë në vazhdimësi. Kemi një ekip të ri në moshë ku kemi pesë futbollistë të vitit 2000. Meritat i kanë vet futbollistët”, ka deklaruar Enis Nasufi për Gazetaolle.com.

Tutje, Nasufi foli edhe për synimet që ka me ‘Elektricistët’. “Synimi kryesor është që të prodhojmë futbollistë cilësor teksa titullin kampion e kemi në plan të dytë”, potencoi Nasufi. /Olle

4 3 2 1