Kampionët e Botës vijnë në Shqipëri, nesër ndeshja në “Arena Kombëtare”

Kombëtarja e Francës ka arritur në Aeroportin e Rinasit në Shqipëri. Kampionët në fuqi të botës tashmë kanë zbritur nga aeroplani dhe janë nisur drejt hotelit ku do të akomodohen.

Shqipëria do të presë Francën në stadiumin e ri Arena Kombëtare të dielën në orën 20:45, për ndeshjen e fundit të vlefshme të grupeve kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020, transmeton Express.

Përderisa nuk ka ende informacione se ku do të qëndrojnë futbollistët e Francës, ata do ta kryejë stërvitjen e fundit në Arenën Kombëtare.

Trajneri i francezëve, Didier Deschamps, do ta mbajë një konferencë për media sot gjatë ditës.