Kampionati i vetëm në Evropë që po vazhdon normalisht

Në Evropë ka një kampionat që po vazhdon normalisht, përkundër përhapjes së koronavirusit në shumicën e shteteve të botës.

Është shteti i Bjellorusisë, që po e vazhdon kampionatin e futbollit dhe të sporteve tjera.

“Për çfarë arsye nuk duhet të nisë? A ka një gjendje të jashtëzakonshme të shpallur në vendin tonë? Nuk ka situatë kritike, kështu që vendosëm ta nisim sezonin sot”, kishte deklaruar kryetari i Federatës së Futbollit të Bjellorusisë.

Ky vend ka 81 persona të infektuar me koronavirus.