Kampionati Evropian i Shahut mbahet në Gjakovë

Federata e Shahut të Kosovës pritet ta organizojë Kampionatin Evropian të Shahut, në pranverën e vitit të ardhshëm.

Shtëpia më e madhe e shahut evropian ia ka dhënë dritën e gjelbër Kosovës, duke shprehur besimin që vendi ynë do t’ia dalë në mënyrën më të mirë ta organizojë eventin në të cilin marrin pjesë 300-500 shahistë nga vende të ndryshme evropiane.

Ky kampionat pritet të mbahet në qytetin e Gjakovës, nën patronatin e Kryetares së Komunës, Mimoza Kusari-Lila. /Olle