‘Kamishi’ fillon goditjet ndaj FFK’së, i kritikon për keq-organizim

Ish-nën kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka lëshuar kritika të ashpra për Federatën e Futbollit të Kosovës.

Haxhiu, dikur njeriu i dytë i futbollit kosovar, ka konfirmuar vetën si opozitë të udhëheqësisë momentale të FFK’së dhe këtë e konfirmon edhe postimi i tij i fundit në rrjetet sociale, shkruan GazetaOlle.com.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka përqeshur organizmin e ndeshjes Kosovë U21 – Turqi U21, pas raportimeve që lojtarët dhe stafi turk patën me sigurimin e stadiumit ‘Fadil Vokrri’.

“Kjo nuk guxon të ndodh, nese ne nuk kemi përvojë në organizim, mikëpritja çdo herë ka qenē traditë e jona. Ata që vinë për të luajtur tek ne, duhet të kthehen me përshtypjet me të mira për Kosovën. Kujdes!

Nuk është kjo liga e Kosovës, këto janë lojë zyrtare të UEFA-s, denimet mund te jenë të larta për Federatën e Futbollit të Kosovës”, shkroi ‘Kamishi’.

Ndryshe, Kosova U21 shënoi fitore të rëndësishme 3:1 kundër Turqisë U21. /Gazeta Olle/