Kameruni nuk luan me Kosovën, aranzhon miqësore me Guinean

Kosova nuk do të luajë me Kamerunin, ashtu siç u raportua ditë më parë, për mundësinë e një ndeshjeje të tillë.

Kampioni i Afrikës ka aranzhuar miqësore më 28 mars me Guinean, pikërisht në ditën kur flitej se do të përballej me Kosovën.

“Kameruni ka aranzhuar dy ndeshje miqësore për muajin mars. Pas Tunizisë me të cilën luan më 24 mars, katër ditë më vonë, në Bruksel ata luajnë me Guinean”, shkruan “cameroon-info.net”, raporton “GazetaOlle.com”.

Edhe kryetari i FFK-s, Fadil Vokrri, kishte thënë për Gazetën Olle se ka bisedime, por jo edhe marrëveshje të arritur.