Kaloi ditët më të vështira në jetë, Fatlum Berisha i rikthehet pasionit me një ndeshje ndërkombëtare

Gjyqtari anësor, Fatlum Berisha, është gati t’i kthehet gjykimit të ndeshjeve pas pauzës për shkaqe personale, ku i biri i tij aksidentalisht ndërroi jetë, përcjellë Gazeta Olle.

Ai së bashku me Genc Nuzën, Bujar Selimajn e Visar Kastratin, do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen mes Francës U-21 dhe Luksemburgut U-21, të martën më 11 shtator në Strasburg.

Kjo do të jetë sfida e parë për Berishën, pasi kaloi ditët më të vështira në jetë.

17634560_10158721414890227_948753201252736734_n

Franca dhe Luksemburgu ballafaqohen në një takim të Grupit 9, të vlefshëm për kualifikimet për Kampionatin Evropian U-21.

Nuza bashkë me tre gjyqtarët tjerë, u pranuan si gjyqtarë të FIFA-s më 23 nëntor të vitit 2016.

Nuza e ka referuar edhe një ndeshje miqësore të FIFA-s mes Turqisë dhe Moldavisë.

gjyqtaret