Kah po shkon Drita “me sabah”?

Drita do të marrë rrugën drejt Antalias të Turqisë sot, ku do të kryejë fazën përgatitore.

Autobusi i gjilanasve ka kaluar sot nga Prishtina, ku është ndalur për t’i marrë disa futbollistë, raporton Gazeta Olle nga terreni.

Gjilanasit u ndalën te rrethi kryesor në hyrje të Prishtinës për të marrë ndihmësin Alban Dragusha dhe dy lojtarët Fidan Gërbeshi dhe Almir Ajzeraj.

Interesant ishte fakti se treshja ishte duke pritur në një vend tjetër, ndërsa autobusi ishte ndalur në stacion.

As në një mëngjes kaq të hershëm, s’mund t’i ikësh stafit të Gazetës Olle.