Kaçe te Skënderbeu? Ja çfarë thotë menaxheri

Prej ditësh po aludohet për një transferim të Ergys Kaçes në Superiore, aq sa dje është folur edhe për bisedime të mbyllura, me mesfushorin që do të huazohet te Skënderbeu.

Por si është e vërteta? Sport Ekspres ka kontaktuar me një nga përfaqësuesit e futbollistit korçar, agjentin Drini Caushi, i cili i irrituar sqaron: “Kaçe te Skënderbeu? Mashtrim, nuk ka asnjë gjë të vërtetë te ky lajm. As që kemi biseduar me Skënderbeun, nuk e dimë nga dalin këto lajme. Kaçe po stërvitet me Paokun dhe klubi e ka në planet e së ardhmes”.

 Caushi zbulon edhe një prapaskenë të bujshme: “Kemi marrë vetëm një ofertë zyrtare, nga Kukësi, në zyrën e presidentit Safet Gjici, por e kemi refuzuar me mirësjellje, sepse Kaçe nuk vjen në Shqipëri”.