Kaçaniku kthehet në Turqi

Basketbollisti prishtinas, Yll Kaçaniku, i ka dhënë fund qëndrimit të tij në basketbollin kosovar.

Kaçaniku fillimisht ishte pjesë e Sigal Prishtinës, me të cilin u paraqit në “FIBA Euro Cup”, dhe pas tre muajsh qëndrim te prishtinasit, u larguan në drejtim të Bashkimit.

Ai vetëm pas dy javësh qëndrim te Bashkimi, i ka dhënë fund aventurës së tij me ekipin prizrenas.

Ylli ka konfirmuar për “Zërin”, se ka arritur marrëveshje me skuadrën turke, Istambulspor e cila është pjesë e Superligës së Turqisë. “Me skuadrën e Bashkimit, jemi akorduar që në rast të ndonjë oferte nga Turqia, do të largohem.

Edhe pse mund të them që në Prizren, jam ndjerë shumë duke falënderuar të gjithë qytetin për mikpritjen të cilën më kanë bërë oferta nga Isgambulspor, ishte e parefuzueshme”, deklaroi Kaçaniku. 31-vjeçari tha se ndjehet shumë i lumtur me kthimin në Turqi, duke zbuluar edhe kontratën që ka me ekipin turk.

“Kam nënshkruar kontratë 1.5 vjeçare me Istambulsporin, dhe jam shumë i lumtur për këtë. Shpresoj se do të arrij të ndihmoj ekipin tim në synimet të cilat i kemi”, përfundoi Kaçaniku. Basketbollisti kosovar pritet të jetë edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në eliminatoret për kampionatin evropian “Euro Basket 2017”, që do të fillojnë gjatë këtij viti.