Ka përfunduar “meçi i ëndrrave”, çfarë bëri Majlinda Kelmendi?

Ka përfunduar gjysmëfinalja e kampionatit botëror në xhudo.

Majlinda Kelmendi është mposhtur nga nikoqirja japoneze, Uta Abe, shkruan Gazeta Olle.

Uta Abe ishte kampione aktuale botërore, kurse Majlinda kampione aktuale olimpike.

Ky takim ishte cilësuar si “meçi i ëndrrave” në xhudo.

Xhudistes kosovare tashmë i mbetet të luftojë për medaljen e bronztë në këtë kampionat.

/GazetaOlle