Ka ndërruar jetë, legjenda e klubit dhe futbollit kryeqytetas

Ferhat Karabeg, fëmijë i Prishtinës, futbollist i Prishtinës dhe trajner i Prishtinës – një jetë të tërë kushtuar klubit të zemrës, Prishtina.

Prishtina, nga krijimi i saj, më 1922, e sidomos pas Luftës së dytë botërore, ka ikonat e saj të dala nga gjiri i qytetit, dhe nëpërmjet klubit duke krijuar kultin e tyre nga ai lokal, në të pavdekshëm!!!

I tillë ishte, Ferhat Karabeg. Fëmijë i klubit të futbollit Prishtina. I lindur më 25.02. 1937 në Prishtinë. Një karrierë të tërë në klubin e futbollit Prishtina të nisur si futbollist në vitet 50-ta, kurse “8”-ta, mesfushori agil, si kapiten i skuadrës ishte nga viti 1953 dhe pjesë ekipit të artë e vitit 1961 kur Prishtina ishte inkuadruar në Ligën e dytë federative, për herë të parë në histori të klubit.

Pas përfundimit të karrierës shumë të gjatë si futbollistë, ka nisur karrierën prej trajnerit, një jetë të tërë ka edukuar brezat e futbollistëve të rinj, kuptohet, ku tjetër përveç në klubin e tij të zemrës, Prishtina më 1967/68 sëbashku me dy emra të artë të asaj kohe Aca Milaçiç dhe Firga Staniç.

Ferhat Karabeg

Karabeg ishte ndihmëstrajner i kryetrajnerit të madh legjendar, Bela Pallfi, me të cilin skuadra ishte promovuar në elitën e futbollit të atëhershëm jugosllav. Pastaj ishte edhe ndihmës i trajnerit, Fuad Muzuroviq.

Pas Prishtinës, karrierën e trajnerit e kishte vazhduar në Turqi, kurse nga kthimi ishte pensionuar.

Karabeg

Ferhat Karabeg, ishte prijës i një mori sportistësh të dal nga familja kryeqytetase, Karebeg. Kurse, numrin 8-të në shpinë, me po aq madhështi pas tij e kishte vazhduar të vishte, Burim Hatipi.

Ai ndërroi jetë në moshën 79 vjeçare.

FC Prishtina, armata e adhuruesve të vjetër e të rinj, futbollistë që kanë mësuar nga ai, do ta kujtojnë për jetë.

Kujtimi për Ferhat Karabeg do të jetë i përjetshëm.

Varrimi i të ndjerit, legjendës së klubit të futbollit, Prishtina, Ferhat Karabeg, bëhet të hënën më 18 prill nga ora 14.00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Ndeshja, Prishtina – Hajvalia do të nis me një minutë heshtje, në kujtim të legjendës, Karabeg.

lojtar