Ka ende delegatë që nuk i dinë rregullat, në këtë ndeshje nuk u respektuan ato

Nga ky edicion, saktësisht nga xhiro e parë, me vendim të FFK-së gjithnjë në harmoni me FIFA-n e UEFA-n, ka filluar të aplikohet rregulli që banka mysafire të jetë prapa shpinës së asistentit të parë ashtu sikurse në të gjithë botën.

Një gjë e tillë u bë në të gjitha duelet e Superligës përveç ballafaqimit të zhvilluar në Ferizaj, shkruan Gazeta Sheshi.

Atje nuk u respektua ky rregull nga zyrtarët e takimit, pasi futbollistët rezervistë dhe pjesa tjetër e zyrtarëve të Ferizajt qëndruan aty ky ishin edhe në të kaluarën, pra prapa shpinës së asistentit të parë.