Juventusi nënshtron Milanin, fiton Kupën e Italisë

Juventus ka shkatërruar rivalin e vjetër Milanin, për të fituar Kupën e Italisë.

‘Zonja e Vjetër’ triumfoi me rezultatin e thellë 4:0, në finalen e luajtur në “Olimpico” të Romës.

Ekipi i Allegrit tregoi dominim total, duke fituar me katër gola të shënuar në pjesën e dytë.

Medhi Benatia (2), Douglas Costa dhe Nikola Kalinic (autogol), ishin golashënuesit për Juventusin.

Ky është titulli i 13-të i Coppa Italia për skuadrën nga Torino.