Juventusi mund Fiorentinën, del i pari

Juventusi ka shënuar fitore të madhe në “Artemio Franchi”.

Juve mposhti Fiorentinën 2:0, në ndeshjen e polemikave.

Golat u shënuan nga Federico Bernardeschi dhe Gonzalo Higuain.

Në pjesën e parë ndodhi një skenë e çuditshme, ku gjyqtari anuloi penalltinë e Fiorentinës pas gati katër minutave që e kishte akorduar atë.

Me këtë fitore, ekipi i Massimiliano Allegrit del në vendin e parë me dy pikë më shumë se Napoli, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.