Juventusi demanton Gallianin

Juventus ka mohuar interesimin për transferimin e mesfushorit të Monacos, Geoffrey Kondogbia.

Geoffrey Kondogbia nuk do të transferohet në Juventus.

Kampioni i Italisë ka mohuar interesimin për mesfushorin e Monacos.

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani kishte njoftuar se përveç Rossonerëve dhe Interit, reprezentuesi francez kërkohet edhe nga Juventus.

Por, përfaqësues të gjigantit torinez i kanë thënë të përditshmes sportive italiane “Gazzetta dello Sport” se nuk janë të interesuar për Kondogbian.