Juventusi arrin marrveshje për Nainggolan?

Juventus dhe Cagliari thuhet se kanë arritur një marrëveshje për gjysmën e kartonit të belgut Radja Nainggolan.

Mesfushori është në bashkëpronësi nga Cagliari dhe Roma ku edhe ka luajtur në vitin e fundit.

Sipas ‘L’ Unione Sarda’, drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta ka rënë dakord për 27 -vjeçari me presidentin e Cagliari, Tommaso Giulini të martën në mbrëmje .

Bianconeri besohet se kanë rënë dakord për të paguar 18 milionë euro për pjesën e Cagliarit ndësa do t’i dërgojnë edhe si huazim dy lojtarë si Andres Tello dhe Federico Mattiello.

Nainggolan shënoi pesë gola në 33 paraqitje për Romën këtë sezon dhe ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar me Giallorossët.