Juventus – Milan, luhet në Katar

Milani e Juventusi do të ndeshen në Katar me 23 dhjetor të këtij viti.

Ndeshja do të luhet në kuadër të Superkupës së Italisë ku do t’i gjej në përballje dy skuadrat më të trofeshme italiane, raporton Indeksonline.

Juventusi vjen si kampion i dyfishtë, pasi fitoi Serie A dhe kupën e Italisë, ndërsa Milani do të jetë si nënkampion i kupës.

Vitet e kaluara ndeshjet për Superkupën e Italisë janë zhvilluar në Kinë, mirëpo shpenzimet e shumta dhe fitimet e vogla detyruan federatën Italiane të gjejnë një vend ku të ardhurat janë më të mëdha