Juventus me shtatëshe, Milan baras

Skuadra e Juventusit e mposhti Sassuolon në xhiron e 23-të të Series A me shifrat të thella 7:0.

Golat për Zonjën e Vjetër i shënuan, Alex Sandro, Pjanic, dy Khedira dhe tri të tjera Higuain.

Në ndeshjen tjetër, Milani ka barazuar kundër Udineses me rezultat 1-1.

Milani kaloi e para në epërsi në minutën e nëntë me anë të Sussos, ndërsa rezultatin e barazoi një gjuajtje e devijuar e Lasagnas.

Juventusi prinë në Serie A me 59 pikë, dy më shumë se Napoli, ndërsa Milani është e teta me 35 pikë.