Juventus i kundërpërgjigjet Interit, gati “bomba” e janarit

Paul Pogba mund të transferohet te Juventusi në afatin kalimtar të janarit.

Agjenti i tij, Mino Raiola, ka konfirmuar se Pogba nuk është i lumtur te Manchester United, përcjellë Gazeta Olle.

Pavarësisht insistimit të mediave italiane se operacioni mund të mbyllet në janar, Raiola tha se para verës s’do të ketë lëvizje.

“Pogba nuk është i lumtur sepse s’po luan. Ai s’po luan sepse po rikuperohet nga operacioni”, deklaroi Raiola për “Sky Sport News”.

“Në verë do të vendosim për të ardhmen. Fillimisht do të shohim nëse ai do të jetë në planet e Unitedit”, shtoi ai.

Në garë për Pogban mbetet edhe skuadra e Real Madridit. /Gazeta Olle/