Juventus i hakmerret keq Milanit, ia merr yllin e skuadrës (FOTO)

Manuel Locatelli, mesfushori i ri i Milanit, mund të përfundoj në Juventus.

Juventus dhe Milan ende nuk i kanë mbyllur hesapet për këtë afat kalimtar.

Pas kalimit të Leonardo Bonucci në San Siro, kampioni i Italisë është duke menduar që t’ia marrë Rossonerëve yllin e ri.

Fjala është për mesfushorin italian, Manuel Locatelli, i cili debutoi me Milanin në sezonin e kaluar, shkruan Caciomercato.com.

Thuhet se Juvetnusi ka nisur kontaktet me menaxherin e Locatelli. Ky i fundit ka kontratë me Rossonerët deri në vitin 2020.

Nëse Juvetnusi transferon Locatellin duhet të largoj një mesfushorë nga skuadra: Tomas Rinconin, Mario Lemina ose Stefano Sturaron.