Juventus futet në garë për Kondogbia

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka bërë të ditur se mesfushori i Monacos, Geoffrey Kondogbia, kërkohet edhe nga Juventus.

Milan, Inter, e tani edhe Juventus, janë në garë për transferimin e mesfushorit të Monacos, Geoffrey Kondogbia.

Pas dy klubeve nga Milano, në “tavolinën” e negociatave me francezët është ulur edhe kampioni në fuqi i Italisë.

Lajmi është bërë i ditur nga nënkryetari i Rossonerëve, Adriano Galliani, që gjendet në Monaco.

“Nuk do të lëvizi nga Monaco. Nuk jam optimist e as pësimit. Ka hyrë edhe Juventus, duket si Trofeo Tim”, deklaroi Galliani për “Sky”.

monaco