Juventus e ‘shkatërron’ Pescaran (VIDEO)

Juventusi ka vazhduar me fitore në Serie A.

Juventusi i Allegrit ka vazhduar me formën e mirë në Serie A të cilët në xhiron e 13’të mposhtë 3:0 Pescaran.

Golat për “Zonjën e Vjetër” i shënuan Sami Khedira, Mario Mandzukic dhe mesfushori brazilian, Hernanes.

Pas kësaj fitoreje, Juve vazhdon të jetë në pozitën e parë me 33 pikë të grumbulluara, shtatë më shumë se Roma, që nesër luan me Atalantan.