Juve mund Atalantan në udhëtim, “prek” finalen

Juventus e ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në finalen e Kupës së Italisë.

Skuadra e Max Allegrit e ka mposhtur Atalantan në udhëtim në ndeshjen e parë.

Juve fitoi 1:0 falë golit të Gonzalo Higuain.

Merita të mëdha për këtë fitore ka edhe Gianluigi Buffon, i cili priti penalltinë e Papu Gomez.

Në gjysmëfinalen tjetër takohen Milani dhe Lazio.