Juve depoziton pagesën e bërë për Gonzalo Higuainin

Gonzalo Higuain është lojtar i Juventusit. Janë mediat italiane që tani kanë bërë publike pagesën e ‘Zonjës së Vjetër’ për blerjen e sulmuesit nga Napoli.

Sipas tyre, lojtari do të përfitojë 7.5 milionë euro në vit, pa përfshirë të ardhurat tjera.

Ndërsa, Napoli për shitjen e tij përfiton 90 milionë euro. Parat duhet t’i paguhen për dy vite. /Olle