Juve-Barça, replika në Twitter pas finales

Juventus dhe Barcelona e kanë vazhduar finalen e Ligës së Kampionëve edhe në rrjetin social Twitter, duke e përgëzuar njëra tjetrën pas ndeshjes.

“Ishte një finale e madhe Juventus. Forza Juve”, shkroi ndër tjera Barcelona menjëherë pas takimit, derisa pas gati një ore erdhi edhe përgjigja e klubit italian: “Një ndeshje e luftuar. Komplimente Barcelonës për fitoren”.

Klubet janë përshëndetur përmes komenteve të tilla në Twitter edhe para ndeshjes, duke i konfirmuar raportet e mira që i kanë. /Olle

twit