Jurgen Klopp reagon pas derbit, kritikon ashpër yllin e Evertonit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka kritikuar yllin e Evertonit, Mason Holgate pas ndeshjes.

Liverpooli triumfoi sonte ndaj Evertonit me rezultat, 2:1 duke vazhduar tutje në FA Cup, transmeton ”GazetaOlle.com”.

Ndërsa, Roberto Firmino kishte një përleshje të vogël me futbollistin e Evertonit, Holgate.

Dhe duke folur pas ndeshjes, Klopp e ka kritikuar Holgaten për veprimet e tij.

DSzhyBaWkAAa8op

”Nuk ishte e domosdoshme për Mason Holgate që ta shtyente Roberto Firminon”.

”Me të vërtetë ishte e rrezikshme dhe zakonisht lojtarët nuk e bëjnë këtë. Ne nuk mund ta ndryshojmë këtë”.

”Sa i përket paraqitjes, jam i kënaqur me aftësitë e treguara nga futbollistët tanë”.

”Ishte një ndeshje e vështirë, kundërshtari luajti mirë, por ne fituam në fund”, theksoi Klopp. /Gazeta Olle/

DSzBTWbWAAA5UD6