Jupa dhe Kameri më të mirët e vitit

Federata e Hendbollit të Kosovës i ka zgjedhur laureatët i vitit 2017.

Hendbollisti i Besa FamGas, Kastriot Jupa për herë të katërt është shpallur më i mirë i vitit në Kosovë, ndërsa Elma Kameri e Istogut në kategorinë e femrave.

Jupa me Besën ka vite që dominojnë në hendbollin kosovar. Me Besën doli kampion dhe arriti ta fitojë Kupën e Kosovës më 2017.

Elma Kameri që luan në pozitën e bekut të majtë, epitetin e më të mirës e fitoi për herë të parë.

received_10156325067163641 received_10156325067443641