Juniorët: Ballkani rikthehet në Superligë, ja ecuria fantastike e djemve të Edon Gashit

Skuadra juniore e Ballkanit është shpallur kampione e kësaj grupmoshe në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Ekipi nga Theranda ka mundur KEK-un me rezultat të pastër, 3:1, duke siguruar zyrtarisht rikthimin në elitë, përcjellë Gazeta Olle.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Edon Gashi ka arritur 10 fitore, tri barazime dhe ka pësuar një humbje, duke grumbulluar 33 pikë në 14 takime.

Kryesia e klubit ka uruar ekipin junior për këtë sukses.

“Djersa e derdhur dhe sakrifica e bërë gjatë tërë edicionit garues nga vetë futbollistët dhe stafi teknik të udhëhequr nga traineri Edon Gashi përveq se solli rezultat,ka bërë krenar të gjithë drejtuesit e klubit,dhe të gjithë dashamirët e futbollit në Therandë.

Bordi i klubit dhe presidenti Arsim Kabashi,iu përgëzojnë për suksesin e arritur dhe urojnë që këtë rezultat të arrini edhe në Superligë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Olle/