Julia Roberts – Sergio Ramos, kjo video është shumë qesharake (VIDEO)

Julia Roberts është një ndër aktoret më të mëdha të ” Hollywood”, por nga futbolli ajo lë shumë për të dëshiruar.

Aktorja e njohur ishte mes personazheve VIP të pranishëm në “Santiago Bernabeu” për të ndjekur “El Clasico”-n teksa takoi dhe disa prej yjeve të Realit, por jo vetëm pas ndeshjes.

Ajo bëri një gafë të pabesueshme gjatë takimit me Sergio Ramos. Ai edhe pse u largua me karton të kuq duke lënë me një lojtar më pak ekipin e tij, sërish ka marrë komplimenta.

“Komplimente, luajte shumë mirë”, i ka thënë aktorja e njohur pas ndeshjes. Ndoshta ajo nuk e ka ndjekur shumë mirë ndeshjen.