Ju kujtohet Senderos i Arsenalit dhe Milanit? Ai sot luan në një ekip të vogël bashkë me talentin kosovar

I gjatë por i ngadalshëm. Mbrojtësi zviceran, Philippe Senderos, që një kohë kishte luajtur për skuadra të ndryshme me emër në Evropë, ka pësuar një rënie të madhe në karrierë.

Ai ishte pjesë e skuadrës së Arsenalit që prej vitit 2003 deri më 2010, ndërsa për një edicion në këtë periudhë ishte i huazuar edhe te klubi i famshëm italian, Milan, përcjellë Gazeta Olle.

Megjithatë, karriera e zviceranit më pas pësoi një rënie të theksuar.

Më pas ka luajtur për ekipe si Fulham, Valencia, Aston Villa, Grasshoppers, Rangers dhe Houston Dynamo.

Senderos prej dy vitesh luan për skuadrën zvicerane FC Chiasso.

Aktualisht ai e ka bashkëlojtar talentin kosovar, ish-futbollistin e Dritës, Leotrim Kryeziu. /Gazeta Olle/