Ju flet Super – Leci

Me golat e Liridon Lecit e Mërgim Pefqelit, Hajvalia e mundi Dritën me shifrat 2:1 dhe me këtë fitore mbeti në hap me skuadrat e tjera në ‘luftë’ për titullin e kampionit. Kujtojmë se goli i parë i Lecit ishte për mbamendje pasi që u realizua me një goditje të bukur nga ‘himalajet’.

“E kemi vlerësuar maksimalisht Dritën pasi që ka një skuadër të mirë dhe me shumë cilësi. Kemi besuar në fitore dhe ia arritëm qëllimit edhe pse në fund. Futbolli luhet 90-minuta plus loja shtesë. Golin ia dedikoj ekipit që nuk u dorëzua në fushë”, ka thënë Liridon Leci për Gazetaolle.com.

Ai ka edhe një premtim. “Mos të befasohet askush sepse gola të tillë do të shihni sërish”, përfundoi futbollisti me karrierë të pasur edhe ndërkombëtare, Liridon Leci.