Ju flet heroi i Feronikelit, Granit Kolshi

‘Gardiani’ Granit Kolshi ishte më meritori që Feronikeli arriti t’i gëzohet për herë të dytë rresht trofeut të ‘Digitalb’ Kupës së Kosovës.  Feronikeli fitoi me penatli 5:4.

Kolshi priti penaltinë e fundit të gjuajtur nga Samir Sahiti i Trepçës ’89. Pos, Sahitit për Trepçën ’89 penalti humbi edhe Argjend Mustafa. Koha e rregullt prej 90 minutave përfundoi 0:0, por në shtesat dy herë nga 15 minuta të dyja skuadrat shënuan nga një gol. Për skuadrën e Ferronikelit golat nga 11 metërshi i shënuan Behar Maliqi, Egzon Gashi, Qendrim Krasniqi, Isa Eminhazeri e Lulzim Doshlaku, dersia dështoi të shënoi Haxhi Shala. Për skuadrën e Trepçës ’89 penaltitë i realizuan Diar Mustafa, Emin Baliqi, Ilir Izmaku e Blerand Kurtishaj.

“Normalisht se jam shumë i emocionuar, pasi kemi arritur këtë sukses të madh. Është sukses i joni dhe i gjithë qytetit të Drenasit. Është bërë një punë e madhe këtë edicion. Është kënaqësi të festosh dy herë brenda pak ditësh. Ka qenë e rëndësishme shumë që ta fitojmë edhe këtë trofe për të kurorzuar një sukses madhështor”, deklaroi pas ndeshjes portieri Granit Kolshi.