Jovetiq te Juventusi

Stevan Jovetiq është transferimi më i ri i Juventusit sipas mediave italiane.

Mediat italiane madje raportojnë se dy klubet e kanë gjetur tashmë një marrëveshje mes tyre, si në aspektin ekonomik ashtu dhe në atë të lëvrimit të pagesave. Oferta e Juventusit mendohet se është një kontratë 5-vjecare, me 3.5 milionë euro në sezon plus bonuset.

Për futbollistin interesohet dhe Milani gjithashtu, por te Juventus, Jovetic do të ketë mundësinë të luajë dhe në Champions League ndërsa kuqezinjtë për momentin janë jashtë Europe.

Në rast se Jovetic do të ketë sërish dyshime, atëherë bardhezinjtë janë gati t’i propozojnë menaxherit të futbollistit dhe fanellën me numër 10, e cila është e lirë pas largimit të Tevezit. Jovetic u kërkua nga Juventus dhe në vitin 2013, por palët nuk arritën të mbyllin marrëveshjen për shkak të një krisje në marrdhëniet mes klubeve të Fiorentinës dhe Juventusit.

Nga Juventusi pas largimit të Tevez pritet që të laroghen edhe Fernado Llorente që kërkohet nga Fenerbahce dhe Kinsley Koman që kërkohet nga Genoa.