Jovetic largohet nga Interi, ky është ekipi i ri i tij

Stevan Jovetiç edhe pse mbërriti si një blerje e bujshme tek Interi para dy sezonash nuk ka mundur të lërë gjurmë. Pritet vetëm zyrtarizimi, pasi ai mund të quhet një futbollist i Sevillas.

Ndërkaq, vetë fantazisti malazez, duke folur për mediat serbe, nuk e fsheh zhgënjimin: “Nuk jam i kënaqur. Kam punuar mirë, isha gati të luaja, por nuk e patra kurrë mundësinë.

Nuk është problemi tek unë, sepse paraqitesha mirë, mjafton të shihni ndeshjet me Malin e Zi.

Puna ime është të stërvitem në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të jem gati të luaj në çdo moment. Nëse nuk luaj dhe pse nuk luaj, duhet të pyesni dikë tjetër, jo mua”.