Jose Mourinho mund të dënohet me 5 ndeshje?

Jose Mourinhon e pret një dënim i madh. Mediat angleze shkruajnë se Federata e Anglisë është duke hetuar trajnerin e Chelseat për gjuhën seksuale të përdorur ndaj mjekës së klubit të tij, Eva Carneiro, në javën e parë të Premierligës angleze.

Sipas ‘Daily Mail’, Mourinho mund të dënohet së paku me pesë ndeshje mos drejtim të skuadrës nga bankina.

Mourinho kishte ofenduar Carneiron, dhe që nga ai moment marrëdhëniet mes tyre janë pezulluar. /Gazeta Olle/